PDK ripërsërit kërkesën për tërheqjen e 30% të Trustit (VIDEO)

PDK ripërsërit kërkesën për tërheqjen e 30% të Trustit (VIDEO)

Partia Demokratike e Kosovës e ka analizuar lëvizjen çmimeve të produkteve bazë nga viti 2019 në 2022.

Si rezultat po del se pati rritje të çmimeve, përpos në dy raste, orizi është më lirë e bananet janë njëjtë.

Në këtë mënyrë të dielën subjekti më i madh opozitar zgjodhi ta kërkojë sërish tërheqjen e 30 % nga trusti pensional e rritjen e pagës minimale në mbi 300 euro.

“Ky pushtet në vend se të ishte në ulësen e parë për t’i dhënë zgjidhjes drejtimin, ka braktisur atë për t’i bërë krizës thellimin. Pushtetit po i mungon veprimi e po i rritet mosdëgjimi. Padija dhe mosdëgjimi po e ushqejnë arrogancën, injorimin dhe diskriminimin e qytetarëve dhe familjeve të tyre.” tha anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci.

Në një konferencë për media, të dielën, ai deklaroi se të njëjtit artikuj në vitin 2019 kanë mundur të blihen me 398 euro, kurse tani janë 118 euro më shtrenjtë.

Mirëpo gjasat për tërheqje të trustit sipas ekonomistit Mustafë Kadriaj janë minimale.

“Tanimë Qeveria e ka marrë edhe mbështetjen nga FMN, dhe në këtë rast është rendi i ri botërorë, po tentojnë thjesht tia marrin paranë shtresës së ulët dhe ta kalojnë tek oligarkët” tha Kadriaj.

Megjithatë sipas tij rritja e pagës minimale do t’i ndihmonte qytetarët në mes të krizës së rritjes së çmimeve.

Related Articles