“Një lider që nuk e konsideron urgjente konstituimin e Kuvendit përbën një sinjal alarmi për demokracinë”

“Një lider që nuk e konsideron urgjente konstituimin e Kuvendit përbën një sinjal alarmi për demokracinë”

Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim ka thënë se një lider politik që nuk e konsideron urgjente konstituimin e Kuvendit të Kosovës përbën një sinjal alarmi për demokracinë

Në një postim në Facebook, ai kështu është shprehur pas deklaratës që pati sot kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, se në takimin e liderëve të partive politike me presidenten Vjosa Osmani, Albin Kurti, kishte thënë se nuk ka urgjencë konstituimi i Kuvendit.

“Kjo tregon mungesë të qartë të vullnetit për kontroll demokratik dhe respekt për ndarjen e pushteteve”.

“Një tendencë e qartë për përqendrimin e pushtetit në duart e ekzekutivit”, ka thënë Krasniqi.

Related Articles