Një lojtar i infektuar me koronavirus te Gjermania, 4 tjerë izolohen

Një lojtar i infektuar me koronavirus te Gjermania, 4 tjerë izolohen

Pesë futbollistë të Kombëtares së Gjermanisë janë futur në karantinë, pasi një prej tyre ka rezultuar i prekur nga COVID-19 në testet e kryera të hënën.



Lajmin e ka bërë të ditur Federata Gjermane përmes një postimi në Twitter dhe ka sqaruar se në prag të grumbullimit për ndeshjet e fundit të kualifikueseve për Kupën e Botës, situata nuk është e mirë.

Sipas mediave gjermane është Niclas Sule ai i cili ka rezultuar i infektuar, pavarësisht se i kishte bërë të dy dozat e vaksinave. Mbrojtësi i Bayernit nuk ka shfaqur shenja, megjithatë, menjëherë janë marrë masat, për të shmangur mundësinë që infeksioni të përhapet.

Serge Gnabry, Jamal Musiala, Joshua Kimmich dhe Karim Adeyemi janë futbollistët të cilët konsiderohen si persona kontakti të nivelit të parë dhe duhet të izolohen. Stafi teknik vendosi që stërvitja e së martës të mos zhvillohet në fushë sipas programit, por në mënyrë individuale në ambientet e hotelit.

Një situatë që i prishë logaritë e trajnerit Hansi Hlick, i cili duhet të rishikojë dhe një herë skuadrën për ndeshjet me Lihtenshtejn dhe Amerninë, dy ndeshjet e fundit për kualifikueset e Kupës së Botës, ndonëse pancerat e kanë siguruar kualifikimin për në Katar 2022.

Related Articles