Një mjet i pashpërthyer gjendet në Mitrovicë

Në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë, në orët e mbrëmjes është gjendur një mjet i pashpërthyer.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili nuk ka dhënë detaje të tjera për momentin në lidhje me rastin.

“Në orët e mbrëmjes është raportuar se në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë, është hasë në një mjet të pashpërthyer. Me rastin po merren njësitet përkatëse policore”, ka thënë ai./Gazeta Enigma/

Related Articles