Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj arrest shtëpiak ndaj të pandehurit N.K., shtetas kosovar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale shantazhi në tentativë.
“Gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 13.11.2021 në Ferizaj, më qëllim të përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përmes kanosjes se do ta dëmtojë nderin apo autoritetin e të dëmtuarit, ka detyruar të dëmtuarin F.Sh. të kryejë një veprim në rrjetin social Whats App, duke e shantazhuar se do t’i bëjë publike mesazhet e tij me nxënësen e tij, në atë mënyrë që ia kishte kërkuar të dëmtuarit shumën e parave prej 5.000 euro ose veturën xhip”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.