Ka mbetur vetëm edhe një muaj nga fillimi i garës më interesante në futbollin evropian, Kampionatit Evropian, i cili do të nisë më 11 qershor me ndeshjen Turqi-Itali dhe do të përfundojë me finalen që luhet në Wembley me datë 11 korrik.
Për herë të parë në historinë 60-vjeçare të këtij kompeticioni, do të mbahet në 11 qytete të Evropës.
Finalja dhe gjysmëfinalet, dy raundet e 1/8 dhe tri ndeshje të fazës së grupeve do të zhvillohen në stadiumin e Wembleyt në Angli.
Gjashtë ndeshje të fazës së grupeve dhe një çerekfinale luhet në stadiumin Saint Petersburg në Rusi. Nga tri ndeshje të grupeve dhe nga një çerekfinale do të luhen në Baku, Mynih dhe Romë.
Nga tri ndeshje të grupeve dhe nga një ndeshje e 1/8 së finales do të luhen në Amsterdam, Bukuresht, Budapest, Kopenhagë, Glasgou dhe Sevillë.
Këto janë ekipet e ndara në gjashtë grupe:
Group A: Turqi, Itali, Uells, Zvicër
Group B: Danimarkë, Finlandë, Belgjikë, Rusi
Group C: Holandë, Ukrainë, Austri, Maqedoni e Veriut
Group D: Angli, Kroaci, Skoci, Republika Çeke
Group E: Spanjë, Suedi, Poloni, Sllovakia
Group F: Hungari, Portugali, Francë, Gjermani