Një muaj paraburgim ndaj zyrtarit policor për marrje ryshfeti

Një muaj paraburgim ndaj zyrtarit policor për marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën prej një muaji paraburgim ndaj të dyshuarit, B.H, zyrtar policor.

Në njoftimin e policisë thuhet se personi në fjalë dyshohet per marrje ryshfeti.

“Gjyqtari i  Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të pandehurit B.H iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, masa e paraburgimit është caktuar në kuptim të nenit  184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 , pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim.

Related Articles