Një muaj paraburgim për personin që tentoi ta dhunojë një të mitur në Prizren

Një muaj paraburgim për personin që tentoi ta dhunojë një të mitur në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur një muaj paraburgim ndaj një personi nën dyshimin se ka kryer veprën penale dhunim.

Personi në fjalë dyshohet se ka tentuar ta dhunojë seksualisht një të mitur.

“Më datë 9 nëntor 2021, në orët e pasdites tenton të kryej aktin seksual duke e kap për krahu të miturën e ndalon dhe i drejtohet me fjalët :,,ndalu se nuk të bëjë asgjë dhe duke i thënë ‘’mos bërtit’’ dhe e prek në pjesët të trupit duke tentuar për ta dhunuar seksualisht të njëjtën”, thuhet në njoftim.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka vlerësuar se me qëndrimin në liri i pandehuri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për shkak të dënimit të lartë që parashihet për këtë vepër, si dhe vepra penale për të cilën dyshohet i pandehuri është e natyrës së rëndë, andaj duke marrë parasysh këto rrethana i pandehuri mund të jetë i pa arritshëm për organet e ndjekjes, me çka do të pamundësojë dukshëm zhvillimin normal të  procedurës penale.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale me qëllim të parandalimit të ikjes së të pandehurit, zhvillimit normal të hetimeve dhe pengimin e përsëritjes të ndonjë vepre tjetër penale./Gazeta Enigma/

Related Articles