Një nga momentet e rralla: Mateu Lahoz nuk arriti t’i ndalte lotët pas finales mes Cityt e Chelseat

Një nga momentet e rralla: Mateu Lahoz nuk arriti t’i ndalte lotët pas finales mes Cityt e Chelseat

Chelsea arriti të fitonte trofeun e dytë të Ligës së Kampionëve në histori të tyre, duke mposhtur Manchester Cityn me rezultat 1-0 në Portugali.

Por, derisa shumica e kamerave ishin të fokusuara të festa e lojtarëve të The Blues, një prej tyre ishte më afër gjyqtari të takimit, Mateu Lahoz. Spanjolli që ndau drejtësinë në takimin e luajtur në Estadio do Dragao, kishte një moment emocional pas vërshëllimës së fundit.

Lahoz filloi të emocionohej, aq sa nuk arriti t’i mbante lotët, e që kamerat më pas u fokusuan tek ai. Ky ishte takimi i fundit për gjyqtarin me përvojë të madhe, pasi ai ka konfirmuar se do të pensionohet. Lahoz u vlerësua shumë lartë për referimin që bëri në finalen mes Manchester Cityt dhe Chelseat, duke mos lënë vend për diskutime.

Related Articles