Një person arratiset nga paraburgimi në stacionin policor në Drenas – IPK nis hetimet

Një person arratiset nga paraburgimi në stacionin policor në Drenas – IPK nis hetimet

Një person i cili ndodhej në paraburgim në stacionin policor në Drenas, ka arritur të arratiset.



Rasti ka ndodhur javën e kaluar, gjegjësisht me 5 janar.

Nga informatata e deritanishme mësohet se zyrtari policor me iniciale V. Th., ka qenë përgjegjës për këtë rast.

Ndërkaq, IPK është njoftuar nga Stacioni Policor në Drenas DRP- Prishtinë për incidentin në fjalë.

Në një përgjigje nga Inspektorati Policor kanë thënë se hetuesit e IPK-së  janë në vazhdën e ndërmarrjes së veprimeve hetimore në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore Prishtinë.

Ndërkaq, ky nuk është rasti i parë i ikjes nga paraburgimi në këtë stacion policor.

Raste të arratisjes kishtin ndodhur edhe vite më më herët. /Gazeta Enigma/

Related Articles