Një person dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës

Një person dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës

Të hënën rreth orës 10:15, një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

“Gjakovë / 06.11.2023 – 10:15. Raportohet se në Spitalin e Gjakovës është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Related Articles