Një person gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren

Një person gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren

Të mërkurën një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes”, teksa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i është dorëzuar familjarëve.

“Prizren 04.02.2026 – 11:35. Raportohet se në banesën e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, u tha në raportin e Policisë.

Related Articles