Një person i vaksinuar me dy doza të vaksinës, vdes nga COVID -19 në QKUK

Një person i vaksinuar me dy doza të vaksinës, vdes nga COVID -19 në QKUK

Rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, ka bërë që në Kliniken Infektive të mbushen të gjithë shtretërit me pacientë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, në  një prononcim për Front Online tha se gjatë 24-orëve të fundit në mesin e viktimave nga Covid-i ka qenë edhe një 86 vjeçar me sëmundjen e kancerit.

“Gjithsej në Kliniken Infektive janë  të hospitalizuar 115 pacientë, ndërsa si pasojë e CoronaVirusit në 24-orët e fundit në mesin e viktimave ka qenë edhe  një 86 vjeçar i prekur me sëmundjen e kancerit”, shtoi ai.

Tutje Vishaj shtoi se në raste të rralla po infektohet pacientët e vaksinuar.

“Personat që janë të vaksinuar nëse infektohen po e kalojnë lehtë virusin, por rrallë po ndodhë që personat e vaksinuar të infektohen me COVID-19”, tha Vishaj.

Ndërsa, Vishaj tha se 110 pacientë janë në oksigjeno-terapi me CoronaVirus.

“Momentalisht janë 110 pacientë me oksigjeno-terapi, ku të vaksinuar me një dozë janë 9 persona, ndërsa me dy doza 8 të tjerë “, përfundoi ai.

Sipas statistikave të dërguara nga Vishaj së fundi janë regjistruar dy viktima nga COVID-19, ndonëse kanë qenë të vaksinuar, ku njëri nga viktimat i ka pasur dy doza të vaksinës Pfizer.

Ndryshe, vetëm sot në Kosovë janë regjistruar 32 viktima dhe një mijë e 612 raste të reja me CoronaVirus.

Related Articles