Mesditën e djeshme është plagosur një person si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Penuh të Podujevës.
Ai ka raportuar në polici se është plagosur me armë zjarri nga një person me të cilin kishin një problem të mëhershëm.
I dyshuari pas kryerjes së veprës ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati, ndërsa viktima gjendet në QKUK për tretman mjekësor dhe është nën mbrojtje të policisë.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, të cilët kanë njoftuar që sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.
“Fsh. Penuh Podujevë, 23.07.2021 – 15:14. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishin një problem të mëhershëm. I dyshuari pas kryerjes se veprës ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Viktima gjendet në QKUK për tretman mjekësor dhe është nën mbrojtje të policisë. Sipas mjekëve gjendja e tij është stabile”, thuhet në njoftimin e policisë.