Sipas raportit të Policisë së Kosovës një person është plagosur me armë zjarri në një lokal në Veternik të Prishtinës.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, raporton Gazeta “Enigma”.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Lagjja Veternik, Prishtinë, 03.05.2022 – 05:45. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi që dyshohet se nga persona të panjohur është plagosur me armë zjarri në një lokal. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma/