Një person në Viti dyshohet se është qëlluar me thikë nga një individ tjetër.
Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje, shkruan GazetaEnigma.
“Një mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se është goditur me një thikë nga një tjetër kosovar. Viktima ka marrë ndihmën mjekësore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje,” tha policia./GazetaEnigma/