Një person qëllohet me armë zjerri pasi kaloi kufirin Shqipëri-Kosovë, nisin hetimet

Një person qëllohet me armë zjerri pasi kaloi kufirin Shqipëri-Kosovë, nisin hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij kufirin Shqipëri-Kosovë, në drejtim të tij persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri duke e qëlluar, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Policia ka bërë të ditur se të njëjtit i është bërë matja me alkool test dhe ka rezultuar pozitiv.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime. /Gazeta Enigma/

Related Articles