Një person rrahet me mjete të forta në Shtime, arrestohen tre të dyshuarit

Një person rrahet me mjete të forta në Shtime, arrestohen tre të dyshuarit

Tre persona dyshohet se kanë rrahur me mjete të forta një person sot në fshatin Belincë të Shtimes.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF në Shtime më pas edhe në Emergjencë në Ferizaj.

Zëdhënësi i  Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka konfirmuar këtë rast për Gazetën Enigma.

Ndërsa policia ka arrestuar tre të dyshuarit: N.Q, 41 vjeçar, S.Q, 44 vjeçar dhe S.Q, 20 vjeçar, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.

“Me datën 13.03.2024 rreth orës 10:10 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Belincë të Shtimes është një rast i lëndimit trupor, ku tre persona kanë sulmuar me mjete të forta një person tjetër, duke i shkakatuar lëndime trupore, i cili për ndihmë mjekësore êshtê dêrguar në QKMF- Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Ndërsa policia ka arrestuar tre të dyshuarit: N.Q, 41 vjeçar, S.Q, 44 vjeçar dhe S.Q, 20 vjeçar , të cilët me vendim të prokurorit janê dêrguar nê mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, ka konfirmuar Veseli për Gazetën Enigma.

Related Articles