Një person është arrestuar pasi që kishte sulmuar dhe rrëzuar për toke dy femra, raporton Gazeta Enigma.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:15 në rrugën “Wesly Clark”, në Pejë.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar dhe rrëzuar për toke dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Enigma/