Një person vdes në Spitalin e Gajkovës, Policia nis hetimet

Një person vdes në Spitalin e Gajkovës, Policia nis hetimet

Mbrëmjen e së martes një grua ka vdekur në Spitalin e Gjakovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Mjeku kujdestar e ka kontatuar vdekjen e saj.

65-vjeçarja u dërgua për trajtim aty pasi fillimisht ishte dërguar nga familjarët e saj në QKMF-në në Rahovec e më pas u dërgua edhe në spital.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

“Për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Elezaj.

Tutje ai ka njoftuatuar se lidhur me rastin policia i ka nisur hetimet. /Gazeta Enigma/

Related Articles