Përfaqësuesi i Islandës në Eurovision 2021 nuk do të performojë live, për shkak se një anëtar i grupit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Daði og Gagnamagnið do të jetë pjesë e konkursit por nuk do të performojë në provat e së mërkurës, në gjysëmfinale e as në finale të shtunën.
Në vend të kësaj do të përdoren pamjet e regjistruara gjatë një prove të fundit.
Këngëtari kryesor Daði Freyr tha se testi pozitiv ishte një “befasi e madhe”.
Organizatorët e Eurovision thanë në një deklaratë: “Në bashkëpunim të ngushtë me EBU dhe transmetuesin nikoqir, Daði og Gagnamagnið kanë marrë vendimin e vështirë për t’u tërhequr nga shfaqjet e drejtpërdrejta të këtij viti në Eurovision Song”.
Të gjithë anëtarët kanë qenë të izoluar në një hotel dhe kanë bërë teste gjatë javës.