Një zyrtare policore në Gjilan është gjetur para pak minutash pa shenja jete dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima ka qenë e moshës së mesme dhe akoma s’dihen detaje të tjera.
Në vendin e ngjarjes ndodhet Policia dhe Prokurori i Shtetit.
Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me Policinë rajonale në Komunën e Gjilanit por deri më tani ende nuk ka marrë përgjigjje.