Një person është lënduar derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës, në Prishtinë.
Sipas policisë, viktima ka rënë aksidentalisht nga skelet dhe është lënduar. Ai është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërkaq sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka arrestuar pronarin e kompanisë ku ishte duke punuar viktima, ndërkaq me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë, 23.01.2022 – 08:40. Viktima mashkull kosovar, për deri sa ishte duke punuar, aksidentalisht ka rënë nga skelet dhe është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Është arrestuar pronari i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia. /Gazeta Enigma/.