Një shkollë në Deçan i ra pishman, mbajtën pak mësim pasdite vazhduan grevën

Një shkollë në Deçan i ra pishman, mbajtën pak mësim pasdite vazhduan grevën

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ka ndryshuar vendimin për të filluar mësimin, me ç’rast po vazhdon grevën.

Gjatë ndërrimit të paradites disa orë janë mbajtur e më pas është dhënë vendimi tek nxënësit që t’i marrin librat e të kthehen, meqë greva vazhdon.

Në kohën kur ishte planifikuar të mbahet protesta, mësimdhënësit e kësaj shkolle mbajtën një takim, pas së cilit paraqitën vendimin që të mos ndryshohet forma sindikale, pra të vazhdohet me mosmbajtje të mësimit.

Ndryshe nga kolegët e saj ka vendosur vetëm një mësuese e klasës së 2-të.

Related Articles