Shkolla fillore e mesme e ultë “Ismail Qemali” në Prishtinë, nga sot ka kaluar në skenarin C të mësimit, pra në formën online.
Kjo është bërë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.
“Pas takimeve të njëpasnjëshme të grupit të Task Forcës së shkollës, dje më 16 janar 2022 dhe sot më 17 janar 2022, për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe përhapjes shumë të shpejtë të virusit, ky grup ka vendosur që nga sot shkolla të kaloj në skenarin C, deri në njoftimin e radhës. Mësimi do të mbahet në platformat online, eshkollori, Zoom, etj”, thuhet në njoftimin e shkollës. /Gazeta Enigma/.