Ministria e Jashtme e Shqipërisë e konfirmon se në Afganistan ndodhet edhe një shqiptare.
MEPJ thekson se shqiptarja punon prej vitesh në Afganistan për llogari të OJF ndërkombëtare.
Ministria njofton se informacionin për shqiptaren e ka marrë pak orë më parë, pasi vajza nuk kishte deklaruar më parë pranë autoriteteve shqiptare që ishte në Afganistan.
Ajo ka dhënë alarmin nga Kabuli, pasi situata në Afganistan u tensionua dhe vendi ra në duart e talebanëve.
Siç thekson Ministria e Jashtme, prej 24 orësh amerikanët po punojnë për të nxjerrë shqiptaren nga Afganistani./Gazeta Enigma/