Policia përmes raportit ka njoftuar se një shtetas i huaj ka vdekur në Qendren Klinik dhe Universitare, raporton Gazeta “Enigma”.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 06:00 të mëngjesit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
Lidhur rastin tashmë kanë nisur hetimet dhe po cilësohet si “Hetim mbi vdekjen”.
“Prishtinë/06.01.2026 – 06:00. Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, njofton Policia.
