Një taksist në Prishtinë ngacmon seksualisht një pasagjere

Një taksist në Prishtinë ngacmon seksualisht një pasagjere

Një grua ka raportuar se derisa ka qenë në një taksi, shoferi i veturës e ka ngacmuar me fjalë të ndryshme, si dhe ka filluar ta prekë në pjesën e trupit (këmbë).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:30 në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në veturën taksi,  i dyshuari mashkull kosovar – ngasësi, e ka ngacmuar me fjalë të ndryshme ka filluar ta prekë në pjesën e trupit (këmbë). I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Related Articles