Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë të mërkurën në mëngjes dhe u ndje në të gjithë Egjiptin.
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter tronditi ishullin grek të Kretës herët në mëngjes, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare.
Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 80 kilometrash.
Sipas mediave të ndryshme, tërmeti ka qenë aq i fortë sa është ndjerë në të gjithë Egjiptin.
Kryebashkiaku i qytetit Vianos, Minas Stavrakakis, tha se tërmeti ishte shumë i fortë dhe zgjati një kohë të gjatë.
Për momentin nuk ka informacione për viktima të mundshme dhe dëme materiale.
Ky rajon është sizmiologjikisht aktiv, prandaj tërmetet janë të shpeshta./Gazeta “Enigma”/
M6.1 #earthquake (#σεισμός) strikes 75 km S of #Irákleion (#Greece) 13 min ago. Updated map of its effects: pic.twitter.com/Bm7c0UN7Xn— EMSC (@LastQuake) December 29, 2021