Një tjetër sukses në Xhudo, Kosova merr dy medalje tek grupmoshat e reja

Një tjetër sukses në Xhudo, Kosova merr dy medalje tek grupmoshat e reja

Trajneri i xhudos Driton Kuka ka njoftuar për një tjetër sukses të Kosovës në Xhudo.

Kësaj radhe tek grupmoshat e reja.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se dy vajza fituan medalje të bronzta në Antalia të Turqisë.

“Blerina Gashi kategoria 44 kg vajza nga Mitrovica dje fitoj medaljen e bronztë duke treguar edhe një herë se në klubin e saj” Trepça” po punohet seriozisht!”

“Sot Enise Zijade 57 kilogramë poashtu fitoj medaljen e bronztë duke fituar 5 lufta e pësuar një humbje!”

“Vjen nga shkolla  e xhudos “ Ippon” në Pejë,ajo për medalje mposhti garuesen ruse dhe tregoi potencialin e saj premtues!”, ka thënë Kuka. /Gazeta Enigma

Related Articles