Një vdekje dhe 14 raste të reja me COVID-19

Një vdekje dhe 14 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar bilancin për 24 orët e fundit, ku bëhet e ditur se është regjistruar vetëm një vdekje dhe 14 raste të reja me COVID-19, derisa 93 janë shëruar, raporton Gazeta Enigma.

IKSHPK-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë marrë gjithsej 1904 mostra.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 93 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.467 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3551.

93 TË SHËRUAR DHE 14 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Monday, May 24, 2021

IKSHPK-ja iu bënë thirrje qytetarëve për t’a vendosur maskën dhe t’a respektojnë distancën.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles