Bie numri i rasteve pozitive me COVID-19, shënohet vetëm një vdekje për 24 orë

Bie numri i rasteve pozitive me COVID-19, shënohet vetëm një vdekje për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar vetëm një rast i vdekjes, derisa 25 raste të tjera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 196 janë shëruar, raporton Gazeta Enigma.

IKSHPK-ja njofton se numri i rasteve pozitive ka arritur në 106.939 raste, derisa u bën thirrje qytetarëve t’a shtojnë kujdesin në distancën fizike dhe t’i respektojnë masat anti COVID-19.

Ndryshe nga ditëve të tjera, këtë të hëne janë raportuar një numër shumë i vogë i rasteve pozitive me COVID-19.

196 TË SHËRUAR DHE 25 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Monday, May 17, 2021

IKSHP-ja njofton se numri i rasteve aktive në Kosovë është 4889.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles