Një veturë kaplohet nga zjarri gjatë lëvizjes në autostradë

Një veturë kaplohet nga zjarri gjatë lëvizjes në autostradë

Një person në Obiliq ka raportuar në polici se derisa ka qenë në lëvizje në autostradë, vetura e tij me targa të huaja papritmas është kapluar nga zjarri dhe më pas është djegur tërësisht.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit.

Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Related Articles