Një vit nga fillimi i luftës, Zelensky: 2023-ta do të jetë viti i fitores sonë

Një vit nga fillimi i luftës, Zelensky: 2023-ta do të jetë viti i fitores sonë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është zotuar për fitore teksa sot shënohet njëvjetori i fillimit të pushtimit rus.

Zelensky thotë se ukrainasit e kanë dëshmuar vetën se janë të pathyeshëm në atë ai e quajti “një vit dhimbjeje, pikëllimi, besimi dhe uniteti”, shkruan Skyneës, transmeton Klankosova.tv.

“Ne e dimë se viti 2023 do të jetë viti i fitores sonë” ka shkruar Zelensy në Twitter.

Me një video të veçantë që mban titullin “viti i pathyeshmërisë”, Zelensky kujton se si iu drejtua ukrainasve një vit më parë.

“Një vit më parë në këtë ditë, nga i njëjti vend rreth orës shtatë të mëngjesit, ju drejtova me një deklaratë të shkurtër, që zgjati vetëm 67 sekonda”, tha ai në një fjalimin 15-minutësh.

“Ne jemi gati për çdo gjë, do t’i mposhtim të gjithë. Kështu filloi më 24 shkurt 2022. Dita më e gjatë e jetës sonë, dita më e vështirë në historinë tonë të re. Ne u zgjuam herët dhe nuk kemi fjetur që atëherë”, tha Zelensky.

Related Articles