Hoti me kritika për Faton Pecin, thotë se prodhimi vendor ka rënë

Hoti me kritika për Faton Pecin, thotë se prodhimi vendor ka rënë

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka drejtuar kritika ndaj Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecit, duke thënë se efektet e punës së tij janë zero.

Hoti u është referuar disa statistikave të Doganës lidhur me importin e produkteve bujqësore për këtë vit dhe vitin 2021, ku vërhet se ka rritje të importit që thotë se është enorme. Sipas Hotit, kjo është shenjë se prodhimi vendor ka rënë.

Ai ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme do të publikohen edhe të dhëna të tjera “për të demaskuar mashtrimin dhe dështimin e kësaj qeverisje.”

“Kjo rritje është tepër e madhe pavarësisht rritjes së inflacionit. Nuk ka gjasa që në Kosovë më 2022 të jetë rritur kaq shumë konsumi i qumështit, grurit apo mishit. Kështu që, këto shifra tregojnë se ka rënë prodhimi vendor, dhe se konsumi është plotësuar nga rritja e importit.  Le t’ia sqaroj dikush Ministrit të nderuar këto të dhëna. Në ditët e ardhshme do të publikohen edhe të dhëna të tjera për të demaskuar mashtrimin dhe dështimin e kësaj qeverisje”, ka shkruar Hoti.

Related Articles