Një zyrtar policor vdiq para se të aksidentohet

Një zyrtar policor vdiq para se të aksidentohet

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku viktima është një zyrtar policor.

Ai dyshohet se ka vdekur para se të ndodhte aksidenti.

“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit.  Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, njoftojnë nga Policia. / Gazeta Enigma.

Related Articles