Bashkim Nurboja, ish-kandidat i VV-së për deputet dhe më vonë kryetar të Pejës, është caktuar guvernator i përkohshëm i Bankës Qendrore të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar kjo e fundit përmes një komunikate.
Ky vendim ka ardhur pas zhvillimeve të fundit, ndërsa siç edhe mund ta shihni në njoftimin e mëposhtëm, detyrën e merr kreu i bordit, e që është Reshat Nurboja.
“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 mars 2023, mori vendimin si në vijim: Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara si rezultat i përfundimit të mandatit të Guvernatorit të Bankës Qendrore, si dhe në mungesë të Zëvendësguvernatorëve me mandat të plotë (për shkak të përfundimit të mandatit), Bordi i Bankës Qendrore në mbledhjen e mbajtur më 29 mars 2023, në pajtim me nenin 46 të Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, mori vendim që posti i Guvernatorit të merret përkohësisht nga Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore, ndërsa dy (2) anëtarët joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore, do të marrin përkohësisht postet e Zëvendësguvernatorëve.Vendimi si më lartë është marrë, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së përmbushjes së objektivave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës siç është përcaktuar me Ligjin nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.