Pjesëtarë të Njësisë Speciale janë vendosur në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.
Kjo pasi gjatë ditës sot para këtij stacioni kanë protestuar një numër i qytetarëve serbë, duke kërkuar lirimin e katër serbëve që u arrestuan dje.
Arrestimi i tyre u bë pasi fillimisht kanë ofenduar e më pas edhe sulmuar zyrtarët policorë që ishin duke patrulluar.
Të arrestuarit janë të moshave 21-23 vjeçare.