Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka dhënë detaje për praninë e njësive speciale të Policisë së Kosovës në fabrikën “Ivo Lola Ribar” në Zubin Potok.
Elshani ka thënë se kanë asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe se aty kanë shkuar me kërkesë të tyre.
“Ata kërkuan mbështetjen tonë dhe shkuan atje për të kontrolluar se çfarë po ndodh me objektin e tyre dhe njësitë tona dhe Policia e Ndërhyrjes ofruan mbështetje”, ka thënë Elshani për “radiokim.net”.
Ai shtoi se njësitet policore nuk janë më në terren, por se pjesëtarët e Agjencisë janë ende aty.