Njësitet e ROSU-së vendosen në urën që gjendet në magjistralen Mitrovicë-Rashkë

Njësitet e ROSU-së vendosen në urën që gjendet në magjistralen Mitrovicë-Rashkë

Pjesëtarët e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës të njohur si ROSU janë vendosur në urën e Bistricës në rrugën Mitrovicë-Leposaviq.

Njësitet e ROSU-së kanë arritur me pesë autoblinda, ndërsa serbët lokalë “kanë frikë” se këtu mund të vendoset një pikë kontrolli, apo ndoshta mund të jetë paralajmërimi i largimit të barrikadave, shkruan portali serb “Kosovoonline”.

Ura e Bistricës gjendet në rrugën magjistrale Mitrovicë-Rashkë, afër kthesës për Banjskë në drejtim të Leposaviqit dhe pikës kufitare të Jarinjës.

Related Articles