Njësitet Speciale të Kosovës me post-bllok në veri, publikohen pamjet

Njësitet Speciale të Kosovës me post-bllok në veri, publikohen pamjet

Pjesëtarët e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës kanë vendosur një postbllok në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, në afërsi të urës së Bistricës.

Njësitet speciale kishin arritur dje në këtë lokacion me pesë autoblinda.

Sot, aty është vendosur një pikë kontrolli nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Siç shkruan portali kosovar në gjuhën serbe, Kosovo-Online, në magjistralen Mitrovicë e Veriut – Leposaviq në orët e para të mëngjesit pothuajse nuk kishte trafik.

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një njoftimi për media se ka vendosur pika kontrolli për vetura në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq.

Related Articles