Njoftoi emërimin e Aliut, ministrja Kumbaro më pas fshin postimin

Njoftoi emërimin e Aliut, ministrja Kumbaro më pas fshin postimin

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë Mirela Kumbaro, vetëm pak minuta pasi doli me një shkrim ku iu gëzua emërimit të Liburn Aliut, në krye të Autoritetit Portual të Durrësit, ajo e fshiu postimin.

Nuk dihet se çka e shtyri Kumbaron ta bëj një veprim të tillë.

Ende nuk ka ndonjë deklarim zyrtar nga institucionet shqiptare lidhur me këtë zhvillim.

Kumbaro në postim tha se nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë se Aliu.

“Shumë i bukur lajmi për emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit! Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik, me të cilin si ish-Ministre e Mjedisit kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi gjatë kohës kur edhe ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor si Ministër në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Related Articles