Ambasada britaneze në Prishtinë e ka uruar Kosovën për njohjen e fundit nga shteti i Sudanit.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, nga ambasada shkruajnë se ky është një moment krenarie dhe hap tjetër i Kosovës përpara rrugëtimit ndërkombëtar.
“Sudani bëhet vendi i fundit që njeh pavarësinë e Kosovës – një moment krenarie dhe një hap tjetër përpara në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës. Urime”, shkroi Ambasada.