Njësia e Reagimit të Shpejtë po patrullonte kur ka ndalur për kontroll një motoçiklist.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit, te shoferi është gjetur një armë pa leje, kurse shokut të tij ia gjetën një thikë.
Pas përfundimit të kontrollit policor, arma dhe mjeti i mprehtë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari kryesor është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.
Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“