Janë mbyllur dy sfidat hapëse të rrethit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Juventusi ka pësuar humbje shokuese në udhëtim te Maccabi Haifa me rezultat të pastër 2:0.
Me këtë humbje, Juventusi ndodhet në vendin e tretë me vetëm tri pikë, duke rrezikuar kështu kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Maccabi ka poashtu tri pikë në vendin e fundit.
Rezultat befasues u regjistrua edhe në takimin mes Copenhagen dhe Manchester Cityt. Rezultati final në Danimarkë është 0:0.
City ka 10 pikë në vendin e parë, Copenhagen ka vetëm dy pikë në pozitën e tretë.
/Gazeta Enigma/