Para pak ditësh, reperi i njohur Noizy është përfshirë në një incident të ndodhur në një klub nate në Pejë.
Për këtë arsye autoritetet kosovare janë duke e kërkuar këngëtarin.
Ai po kërkohet për shkak se po dyshohet që bashkë me disa persona të grupit të tij i kanë rrahur brutalisht dy persona.
Noizy është paralajmëruar se mund të arrestohet nga policia nëse sonte paraqitet në diskotekën “Stop”, në Gjilan.
E para pak çastesh vet artisti ka njoftuar përmes një story në instagram se nuk do të performojë sonte para publikut gjilanas.
“Sonte nuk mund të jem në Gjilan”, ka thënë ai. /Gazeta Enigma