Norvegjia ka dëbuar tre diplomatë që punojnë në ambasadën e Rusisë në Oslo.
Sipas ministrisë së Jashtme në Norvegji, të njëjtit kanë kryer aktivitete që janë të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik, shkruan Aljazeera.
“Nuk është rastësi që këto dëbime ndodhin tani,” tha në një deklaratë ministrja norvegjeze e Punëve të Jashtme, Anniken Huitfeldt.
“Ato vijnë në një kohë kur bota është e tronditur nga raportet e krimeve të forcave ruse kundër civilëve. Në këtë situatë ne i kushtojmë vëmendje të veçantë aktiviteteve të padëshiruara ruse në Norvegji,” shtoi ajo.