Notat e lojtarëve, Danimarkë 0-1 Finlandë: Hradecky heroi i finlandezëve

Notat e lojtarëve, Danimarkë 0-1 Finlandë: Hradecky heroi i finlandezëve

Finlanda ka shënuar fitore ndaj Danimarkës në ndeshjen e parë të grupit B me rezultat 1-0, raporton Gazeta Enigma.

Kjo ishte dhe ndeshja më e ndjerë deri më tani në Kampionatin Evropian, pasi u kthye në një ndeshje të frikës, kur ylli danez Christian Eriksen u rrëzua në tokë pas problemeve me zemër.

Ndeshja ishte ndërprerë, por pas një ore e gjysmë u vendos të zhvillohej. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Joel Pohjanpalo në minutën e 60-të.

Lojtari më i mirë i ndeshjes doli të jetë portieri i Finlandës, Lukas Hradecky, që bëri disa pritje të mëdha, në mesin e tyre edhe një penallti.

Ai është vlerësuar me notën 8.9.

Më i dobëti i këtij takimi ishte Kasper Schmeichel me notën 5.6. /Gazeta Enigma/

Related Articles