Ka përfunduar pa fitues klasikja franceze ndërmjet Olympique de Marseille dhe Paris Saint-Germain.
Në takimin e zhvilluar në Stade Orange Velodrome, skuadra vendase pati më shumë nga loja, ashtu që ka marrë notë mesatare më të lartë në krahasim me liderin e Ligue 1.
Kapiteni i ekipit nikoqir, Dimitri Payet (8.0), ka marrë vlerësimin më të lartë në takim, i ndjekur nga portieri Pau Lopez (7.7).
Achraf Hakimi (5.7) që u përjashtua me karton të kuq ka marrë notën më të ulët, ndërsa vlerësimet kanë qenë të ulëta edhe për sulmuesit e PSG-së, Neymar (6.2), Kylian Mbappe (6.2) dhe Lionel Messi (6.8).
Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave, sipas SofaScore, në talimin Olympique de Marseille 0-0 Paris Saint-Germain.