Nuhiu flet pas disfatës nga Gjilani: Ishim më kërkues, ne u mposhtëm nga një gjysmërast

Nuhiu flet pas disfatës nga Gjilani: Ishim më kërkues, ne u mposhtëm nga një gjysmërast

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është deklaruar pas humbjes nga Gjilani.



Skifterat fituan me rezultat minimal 1-0, nga goli i Albert Dabiqaj.

Nuhiu theksoj se ishin me kërkues por që u ndëshkuan nga një gjysmërastë i kuqebardhëve.

“Në derbi nuk mund të krijosh shumë dhe në dy raste të pastëra nuk realizuam, por kundërshtari me një gjysmërast na ndëshkoj. Ishim me kërkues por kur nuk shënon gjithnjë bëhet më e vështirë.

Kur ke futbollistë cilësor kërkohet një fushë e mirë, fusha na penalizoi, por nuk është faktori kryesor që e humbëm ndeshjen. Po shohim një kampionat të barabartë, kjo e bë shumë më të mirë kampionatin, duhet të harrojmë këtë ndeshje sa më shpejtë’, përfundoi Nuhiu.

Related Articles